120 viktima, mes të cilëve 13 fëmijë: S`ka më shpresa për të mbijetuar në Brazil

18/02/2022 13:19

Gati 120 të vdekur, ky është sot bilanci tragjik i përmbytjeve masive dhe rrëshqitjeve të dheut ne qytetin piktoresk brazilian, Petropolis.

Në mesin e viktimave janë edhe 13 fëmijë, raportojnë mediat lokale. Autoritetet kanë aktivizuar më shumë se dhjetëra alarme për të paralajmëruar për shira të rrëmbyeshëm edhe në mbrëmjen e së enjtes.

Ekipet e shpërthimit kanë ndalur kërkimet për personat e zhdukur për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të tjera të dheut. Por të humburit nuk janë pak. 116 persona ende nuk po gjenden, dhe shpresat për të mbijetuar, zbehen gjithmonë e më shumë.

Të martën, Petropolis është përballur me më shumë se gjashtë orë reshje.

Guvernatori shtetëror, Claudio Castro tha se qyteti përjetoi shiun me të ashpër prej vitit 1932, ndërsa dhjetëra shtëpi u mbuluan nga balta.

Rio de Zhaneiro dhe rajonet përreth goditen shpesh nga shira të rrëmbyeshëm në tre muajt e parë të vitit, janar, shkurt dhe mars.

Më 2011, më shumë se 900 persona kanë vdekur si pasojë e një stuhie në rajonet malore të Rio de Zhaneiros, ku përfshihet edhe Petropolis, katastrofa më e madha natyrore që ka ndodhur ndonjëherë në Brazil.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA