Komanda e Brendshme e Ushtrisë së Izraelit ka paralajmëruar dje se një tërmet i fortë që pritet “dikur në të ardhmen” do të lërë mijëra të vdekur e të plagosur në vend.
Postimi ogurzi i ushtrisë erdhi në përgjigje të komenteve të qytetarëve për një seri dridhjesh të tokës në veri të Izraelit muajt e fundit.
Dy tërmete të vegjël kanë ndodhur të mërkurën me magnitudë 3.5 e 3.1.
Epiqendra e të parit ishte në Jordaninë fqinje, rreth nëntë milje në veri të qytetit Beit She’an.
Mbrojtja civile izraelite shkruante në njoftim: “Një tërmet i fortë pritet të ndodhë në shtetin e Izraelit që mund të shkaktojë një katastrofë me mijëra të vdekur e të palgosur, dhe dëme të rënda në ndertesa dhe infrastrukturë”.
“Fakti që nuk ka pasur një tërmet të fortë prej kohësh rrit shanset që diçka e tillë të ndodhë në Izrael së shpejti”, shtoi ushtria.
Izraeli dhe territoret Palestineze qëndrojnë mbi pllakat sizmike aktive siriano-afrikane.
Rajoni ka një histori tërmetesh madhore që ndodhin afro çdo 100 vjet; më i fundit me pasoja madhore ishte në 1927, ku qindra njerëz vdiqën në rajonin pranë Detit të Vdekur.
Javës që shkoi Izraeli tha se ka instaluar një sistem paralajëmrimi të tërmeteve, i cili nuk i parashikon ato, por njofton njerëzit në një distancë nga epiqendra për t’i dhënë sekonda të velfshme për të shpëtuar.
Për shembull nëse tërmeti godet në Detin e Vdekur, njerëzit në Jeruzalem do të kenë rreth tre sekonda kohë me shume për të reaguar, sipas autoriteteve.
Top Channel