Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se aleanca është thellësisht e shqetësuar nga fakti që Rusia po kërkon të krijojë një pretekst, sipas tij për të pushtuar Ukrainën.
Kemi të dhëna se Moska po tenton të inskenojë një operacion mbi pretendime të pavërteta, ndërsa ende nuk ka shenja tërheqjeje të trupave të saj.
Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO: Ne i bëjmë thirrje Rusisë të bëjë atë që thotë dhe të tërheqë forcat e saj nga kufijtë e Ukrainës. Ky do të jetë një hap i parë i rëndësishëm drejt një zgjidhjeje politike paqësore.
Numri një i NATO thotë se janë parë përpjekje për të gjetur një pretekst për lufte dhe pushim të Ukrainës. Ai paralajmëroi Moskën se do ketë pasoja.
Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO: “Ne do ta bëjmë këtë nëse duhet të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Sigurisht që nuk ka asnjë arsye që duhet të arrihet ndonjëherë. Ashtu si nuk ka asnjë arsye që Rusia të pushtojë përsëri Ukrainën.”
Në lidhje me situatën në Ukrainë ka reaguar edhe sekretari amerikan i mbrojtjes
Lloyd Austin, Sekretar i Mbrojtjes i SHBA-së: “Ne kemi parë raportet e bombardimeve dhe ato sigurisht që janë shqetësuese ende po mbledhim detaje. Por ju e dini që kemi thënë për disa kohë që rusët mund të bëjnë diçka të tillë për të justifikuar një konflikt ushtarak. Kështu që ne do ta shikojmë këtë nga shumë afër”.
Austin tha se Moska kishte vazhduar të shtonte forcat përgjatë kufirit të Ukrainës
Lloyd Austin, Sekretar i Mbrojtjes i SHBA-së: “Ata po shtojnë më shumë se 150,000 trupat përgjatë atij kufiri, madje edhe në dy ditët e fundit. Ne shohim disa nga ato trupa të afrohen më shumë me kufirin. Me më shumë fluturime te avionë luftarakë dhe mbështetës. Po i shohim ata të rrisin gatishmërinë në Detin e Zi, madje i shohim ata duke grumbulluar furnizimet e tyre me gjak.”
Sekretari amerikan i mbrojtjes thotë se veprime të tilla nuk bëhen me arsyen e tërheqjes në shtëpi. Edhe presidenti Biden tha se kërcënimi i një pushtimi rus të Ukrainës ishte “shumë i lartë” pavarësisht pretendimit të Moskës për tërheqje të më shumë trupave nga kufiri.
Top Channel