Presidenti i Salvadorit për krizën në Ukrainë: Lufta e vërtetë është në Kanada (video)

17/02/2022 21:11

Presidenti i El Salvador, Nayib Bukele, tha në fillim të javës se kriza në Ukrainë është vetëm një “largim i vëmendjes”, në një kohë kur “lufta e vërtetë” për popujt e lirë të botës po bëhet kundër vaksinimeve autoritare në Evropë, Kanada, dhe në Shtetet e Bashkuara.

Bukele tha se ishte i tmerruar nga pamjet e policisë speciale franceze që dilte me autoblinda në Paris për të ndaluar karvanin e automejteve protestuese që janë frymëzuar nga protesta e kamionistëve në Kanada kundër vaksinimeve të detyruara.

Bukele, qeveria e të cilit ishte në faqet e mediave vitin e kaluar për pranimin e Bitcoin si valutë e ligjshme, është një kritik i vjetër i vaksinimit të detyruar.

Në dhjetor ai ka thënë se “vendi ka vaksina për të gjithë, por ato nuk janë me detyrim, ashtu siç nuk janë testimet apo dokumentet e vaksinimit”.

Me postimin e autoblindave kunder protestuesve në Paris, Bukele komentonte: “Imagjinoni ç’do të thoshte Evropa nëse kjo do të ndodhte në El Salvador”.

El Salvador ka marrë vaksina AstraZeneca sipas programit të OKB dhe thotë se ka vaksinuar rreth 70 përqind të popullsisë.

Bukele ka dënuar sjelljen autoritare të qeverive në Evropë dhe Amerikën e Veriut, ndersa edhe vetë është akuzuar për autoritarizëm kur solli ushtrinë në parlament në shkurt 2020, për të bërë presion ndaj deputetëve të votonin  fondet e programit të luftës ndaj bandave.

FOTO GALERI
1/3
Presidenti i El Salvador, Nayib Bukele, tha në fillim të javës se kriza në Ukrainë është vetëm një “largim i vëmendjes” nga “lufta e vërtetë”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA