Një nga vrasësit më famëkeqë që ka shkrirë në acid trupat e rivalëve te kartelit te droges, do të lirohet së shpejti nga burgu në Meksikë pas kryerjes së dënimit prej 10 vjetësh.
Santiago Meza Lopez — i njohur ndryshe si El Pozolero (Gjellëbërësi) — ka pranuar se ka shkrirë ne acid trupat e viktimave për llogari të kartelit famëkeq te Sinaloa, për t’i bërë ata të zhdukeshin.
“Gjëllëbërësi” i zhdukjes së kufomave ishte kapur fillimisht në 2009, dhe u dënua me dhjetë vjet burg në 2012, prandaj pritet të lirohet sivjet.
Qindra njerëz zhduken çdo vit prej dhunës së lidhur me kartelet e drogës në Meksikë.
Lopez besohet se përdorte fuçi acidi për të shkrirë qindra trupa njerëzish nën urdhrat e kartelit Sinaloa.
Ai njohej që ishte aktiv në 10 vendndodhje në Tijuana, kryesisht pranë kufirit me SHBA.
Gangsteri besohet se kishte arritur deri aty sa të ndërtonte dhe një sistem kanalizimi për largimin mbetjeve të acidit.
Në vitin 2012, rreth 16,500 litra me mbetje të lëngshme organike ishin zbuluar në strofkën e tij ‘Chicken Coop’.
Ekspertët llogarisnin se në to mund të ishin mbetjet e 600 njerëzve, që më pas ishin flakur në varre masive rreth vendndodhjes.
Dokumentet e gjyqit thonë se Lopez ishte zgjedhur për detyrën makabre teksa punonte në fermë në 1996.
Lopez pretendon se ishte detyruar të punonte për llogari të kartelit.
Familjet e viktimave të dyshuara po i kërkojnë autoriteteve të vijnë për të identifikuar mbetjet njerëzore në vendndodhjen e ekzekutimit dhe zhdukjes se gjurmeve.
Top Channel