Konstitucionalistja Aurela Anastasi tha në Open se vendimi i Gjykatës Kushtuese për mos shkarkimin e presidentit Ilir Meta i ngjante më shumë një njoftimi se sa vendimi, duke thënë se ishte mjaft i nxituar sipas saj.
Anastasi: Unë kam një njoftim dhe nuk e di se ç’do të thotë kjo, ky është vetëm një njoftim, dhe nëse duam të zbatojmë refiormën në drejtësi , element kryesor është procesi i rregullt ligjor dhe gjykimi i shpejtë.
Pse GJK ka dalë me njoftim dhe ne nuk e kuptojmë se çfarë pjesë e vendimit është kjo dhe çfarë baze ligjore ka, që ta dimë dhe ne çfarë të diskutojmë dhe jo thjesht të hamendësojmë. Nga kjo pikëpamje jam e paqartë. A është ky një vendim i shkurtuar, ndoshta por aty nuk thuhet. Vendime te tilla nuk mund të dalin pa dalë vendimi i arsyetuar i GJK, ky duhet të jetë shembulli. GJK thotë se vendimi përfundimtar do shpallet më vonë, po si nuk qenka ky përfundimtar, është e shprehur gabim i bie, se duhet thënë e arsyetuar.
Nuk kemi parë argumente nga GJK, ajo ka pas kohën e nevojshme, thotë do shpallet sipas afateve ligjore, cilit afat. Mua nuk më duket vendim por njoftim, është bërë me shumë nxitim, unë shoh që nuk është proceduar në bazë të ligjit, çfarë e pengoi atë të vepronte në bazë të ligjit.
Top Channel