Investitiorët e kompanisë Apple po nxiten të votojnë kundër paketës së shpërblimit prej $99 milionë që iu dhanë drejtorit Tim Cook në fund të vitit të shkuar.
Një agjenci përfaqësuese e investitorëve tha se kishte “shqetësime serioze” për masën e madhe të shpërblimit, i cili ishte $14.8milionë më i madh se një vit më parë.
Pasuria neto e zotit Cook, llogaritet më shumë se 1 miliardë dollarë, ndërsa shpërblimin e fundit e mori në formë rroge, aksionesh dhe kosto të tjera.
Agjencia tha në ankesën e saj se “gjysma e shumës së shpërblimit nuk përputhet me kriteret e performancës”.
61 vjeçari Cook, i cili ka folur edhe vetë në mbrojtje të çështjeve si “barazia dhe të drejtat e njeriut”, ka thënë në vitin 2015 se “para se të vdesë do të fal të gjithë pasurinë”.
Por sipas llogaritjeve, pagesa e zotit Cook është mesatarisht 1,447 herë më e madhe se ajo e një punonjësi të kompanisë Apple.
Në paketën e shpërblimit përfshihen $630,600 në kosto sigurie personale dhe $712,500 për përdorimin e avionit privat. Këto të fundit ishin nga pikat kryesore të ankesës.
Kompania që prodhon iPhone, iPad e MacBook u bë e para që arriti vlerën $3 trilion në tregun e aksioneve vitin qe shkoi ndërsa aktualisht ka rënë në $2.8tn.
Top Channel