Biden bën pjesë të qeverisë amerikanin me gjini të pacaktuar (Fotot)

17/02/2022 18:46

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka bërë pjesë të administratës së tij për herë të parë një person jo binar.

Personat jo-binarë, janë personat që nuk përcaktohen as meshkuj, as femra, por diçka në mes.

Sam Briton do të jetë pjesë e Departamentit të Mbetjeve të Energjisë Bërthamore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëpërmjet një postimi në Linkledin ai shkruan se beson se do të jetë personi i parë me gjini të pacaktuar  në udhëheqjen e Qeverisë Federale.

“Në këtë rol unë do të bëj atë që kam ëndërruar gjithmonë, duke marrë pjesë në përpjekjet për të adresuar sfidat e  vendit të mbetjeve bërthamore. Do të bëj gjithçka që mundem për të sjellë ide  inovativ në këtë post qeveritar. Po, e di që nuk do të jetë e lehtë. Po, e kuptoj se kjo është një sfidë e madhe. Po, jam gati ta marr. Nuk mund ta kuptoni sa i emocionuar jam. Nervoz, por edhe kaq shumë i emocionuar”, shkruan Briton.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA