Vetëm 3 persona kanë mbijetuar kur një anije peshkimi me ekuipazh nga Spanja, Gana e Peruja, u fundos në brigjet pranë Kanadasë.
Përpjekjet e shpëtimit janë ndaluar tashmë megjithse 12 peshkatarë janë ende të humbur pasi peshkarexha spanjolle në mënyrë të pashpjeguar u fundos në ujërat e ngrira të veriut të Atlantikut, njoftoi sot qeveria spanjolle.
Tre të mbijetuarit e katastrofës po lundrojnë tashmë drejt Newfoundland, në Kanada, së bashku me trupat e nëntë kolegëve të tyre të vdekur.
Në total 21 njerëz supozohen të vdekur në tragjedinë që ndodhi të martën.
Për 36 orë shërbimet e emergjencës u përpoqën të gjejnë pjesën tjetër të ekuipazhit por valët e larta deri në 10-metra, temperaturat e ftohta dhe shikueshmëria e ulët, kanë penguar misionin.
Barka u mbyt rreth 450 kilometra larg brigjeve të Kandasë, në një zonë të njohur për stuhi dhe rryma të frohta. Tragjedia ka ndodhur në veri të vendit ku u fundos trageti oqeanik Titanic në vitin 1912.
Tre të mbijetuarit kishin shpëtuar falë një barkë shpëtimi dhe vuanin nga hipotermia e të ftohtit, kur u gjetën nga një tjetër barkë peshkimi që po operontë në zonë.
E përditshmja spanjolle El Pais, tha se kishin mbijetuar vetëm kapiteni i anijes, nipi i tij dhe një peshkatar nga Gana.
“Kushtet meteorologjike nuk ishin nga më të mirat, por nuk ishin as ekstreme”, tha Javier Touza, kreu i kooperativës së peshkatrëve spanjolle në Galici, pjesë e të ciles ishte dhe barka e tragjedisë.
“Mjeti ishte modern. Duhet të flasim me kapitenin për të kuptur atë që ka ndodhur, por të mbijetuarit ishin nën shok dhe deri tani kanë folur vetmë për pak me familjarët e tyre”, shtoi ai.
Pjesa tjetër e ekuipazhit që ishin nga Spanja, Gana e Peruja lënë pas familjarët e dhimbsur dhe komunitetet e tyre.
Luis Planas, ministri spanjoll i peshkimit tha se ngjarja ishte “tragjedia më e madhe” në sektorin spanjoll të peshkimit pas 38 vjetësh, kur 26 peshkatarë vdiqën nga fundosja e barkës së tyre në ujërat pranë Marokut.
“Ajo që ndodhi në Kanada thekson rezikun ekstrem me të cilin shoqërohet ky aktivitetet”, shtoi ai.
Top Channel