Paradë publike e ish-presidentit të prangosur për bashkëpunim me bandat e kokainës (fotot)

16/02/2022 15:57

Ish-presidenti i Honduras është nxjerrë sot në një ‘paradë turpërimi’ i prangosur dhe lidhur me zinxhirë, pas arrestimit për bashkëpunim me bandat e trafikut të kokainës drejt SHBA.

Juan Orlando Hernandez mbaroi mandatin e tij në zyrë vetëm tre javë ma parë por u ndalua me kërkesë të SHBA për lidhjet me kartelet e drogës.

Ai u shoqërua nga policia prej shtëpisë së tij në zinxhirë dhe jelek anti-plumb drejt stacionit të policisë në kryeqytetin Tegucigalpa.

Arrestimi u publikua në televizionin kombëtar madje i Hernandez u ekzaminua nga mjekët para kamerave, para se të dërgohej në qeli.

Ish-presidenti i dajthtë Hernandez akuzohet se ka ndihmuar bandat e trafikut në kalimin e tonelatave të kokainës nga Kolumbia e Venezuela, të cilat më pas transportoheshin drejt SHBA mes viteve 2004 e 2022.

Ai besohet se ka përfituar miliona dollarë rryshfet në këmbim të mbrojtjes së trafikantëve nga prokuroria, të cilat besohet se i ka shfrytëzuar për të financiar fushatat e tij politike.

Kërkesa e tij e ekstradimit përfshinte gjithashtu akuza armësh dhe trafikim të aramtimeve luftarake.

53 vjeçari Hernandez, u zëvendësua si president muajin e kaluar nga i majti Xiomara Castro. Ai është zotur të bashkëpunojë me autoritetet por mohon akuzat.

Shtëpia e tij u rrethua dje nga rreth 100 oficerë policie pas miratimit të kërkesës së ekstradimit nga SHBA.

Avokatët e Henandez argumentojnë se ai ka imunitet nga ndjekja penale pasi ishte bërë deputet i Parlamentit të Amerikës Qendrore pak pas largimit nga zyra më 27 janar.

Por imunniteti i dhënë nga grupi i gjashtë kombeve të rajonit mund të tërhiqet me kërkesën e vendit të origjinës.

Kërkesa për ekstradim nga Uashingtoni vjen në kontrast të thellë me disa kohë më parë kur SHBA thoshte se Hernandez ka qenë një aleat vital në Amerikën Qendrore gjatë tetë viteve të tij në pushtet.

Vitin e kaluar një gjykatës në SHBA dënoi vëllanë e Hernandez me burgim të përjetshëm për trafik drogash, më çështjen ku ish-presidenti u shpall bashkëpunëtor.

FOTO GALERI
1/5
Ish-presidenti i Honduras është nxjerrë sot në një ‘paradë turpërimi’ i prangosur dhe lidhur me zinxhirë, pas arrestimit për bashkëpunim me bandat

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA