Kostot e lëndëve të para për mobilimin dhe ndërtimin po vijnë me rritje. Përveç kostove të rritura të transportit, vendet nga merren materialet nuk kanë stoqe dhe për këtë arsye oferta është e ulët për tregje të vogla si Shqipëria.

Të importosh në këtë periudhë po kthehet në makth të vërtetë, prandaj në kushtet kur tregjet pritet të përkeqësohen, bizneset kanë filluar të mbajnë stoqe materialesh, siç është rasti i Marjo Shehut, pronarit të një mobilierie:

Marjo Shehu “Lënda e parë është rritur nga 15% dhe ka pasur raste të veçanta ka shkuar në 100%. Shumë mobilieri po fillojnë të marrin stok dhe bllokojnë shuma të mëdha parash për të marrë materialin, sepse tani është problemi që përveç pjesës së çmimit, nuk ka as materiale. ”

Sipas tij, edhe klientët nga krahu tjetër po nxitojnë të porosisin nga frika:
Marjo Shehu “Një pjesë stepen kur flitet për pjesën e çmimeve, por ka edhe klientë që po i bëjnë shpejt e shpejt, sepse kanë frikë mos rriten çmimet përsëri. Kjo ndodh, sepse tani çdo ofertë që japim, e bëjmë për një afat kohe të caktuar, pasi dhe furnitorët e kanë vendosur limite. I japin çmimet fikse vetëm për një muaj.”

Në krahasim me vendet evropiane, statistikat tregojnë se Shqipëria ka ndër nivelet më të ulëta të rritjes së çmimeve në kontinent, ndërsa në vendet kryesore evropiane inflacioni po qëndron mbi 5%. Kjo edhe për shkak se qeveria ka vendosur të mbajë të pandryshuar çmimin e energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset në tension të mesëm,ndërsa shumë biznese ende nuk po e reflektojnë rritjen duke pritur një periudhë tjetër më të përshtatshme, si sezoni i verës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA