Maduro kërkon hetim/ Ish-presidenti Mauricio Macri po përgatiste ushtrinë për pushtimin e Venezuelës

16/02/2022 01:57

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro bëri thirrje për një “hetim objektiv” pas një artikulli në mediat argjentinase ku thuhej se ish-presidenti Mauricio Macri, po përgatiste ushtrinë për pushtimin e Venezuelës.

Manovrat e supozuara të vitit 2019 ishin për një pushtim te vendit në bashkëpunim me Kolumbinë, sipas Maduros.

“Shpresoj që dikush në Argjentinë të ngrejë zërin për këtë ankesë, dhe për përgatitjet e ushtrisë së Argjentinës për të pushtuar vendin nga Kolumbia, kjo nuk është shaka”, tha Maduro.

Presidenti Maduro ashtu si pararendësi i tij Hugo Chávez, shpeshherë ka denoncuar sulme ndaj Venezuelës të orkestruara nga SHBA, me anë të aleatëve të saj në rajon.

Mediat shkruajnë se ushtria argjentinase ka kryer fushatën stërvitore të quajtur “Puma” në periudhën prill-korrik 2019, “për pushtimin e Venezuelës.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA