
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka shpallur zgjedhjet për këshillat e qyteteve dhe këshillat komunal për më 3 prill të këtij viti.
Daçiç shpalli zgjedhjet për këshilltarë në kuvendet e qyteteve Bor dhe Beograd, si dhe këshillat komunal në Arangelovac, Smederevska Palanka, Luçani, Medgjevë, Knjazhevac, Bajina Bashta, Doljevac, Kula, Mladovo, Majdanpek dhe Seçanj.
Me rastin e nënshkrimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve, Daçiç tha se do të pasojë vendimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për shpërndarjen e Kuvendit dhe se zgjedhjet presidenciale do t’i shpallë në fillim të muajit mars po ashtu për më 3 prill.
Daçiç ka uruar një fushatë të suksesshme që të kalojë në një atmosferë demokratike dhe qytetarët e Serbisë të shprehen si e shohin të ardhmen e vendit të tyre dhe kujt i japin më shumë besim.
Top Channel