Arrestohet 47-vjeçari në Velipojë, ishte shpallur në kërkim për kultivimin e bimëve narkotike
16/02/2022 15:27
Një 47-vjeçar i identifikuar me inicialet A.L., ka rënë në prangat e policisë së Velipojës pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër kishte nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se në gusht të vitit 2021, ka kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke bujqësore që kishte marrë me qira, në fshatin Gomsiqe e Re, Velipojë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel