Sot Rama takon Blinken/ Shqipëria dhe SHBA do bashkërendojnë veprimet në Këshillin e Sigurimit të OKB
15/02/2022 00:58
Kryeministri Edi Rama do marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Të martën kryeministri do zhvillojë një takim edhe me Sekretarin e Shtetit Amerikan Antony Blinken.
Takimi zhvillohet në momentin kur Shqipëria është bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit dhe me ndihmën e Shteteve të Bashkuara ka marrë një rol të rëndësishëm në këtë këshilli të Kombeve të Bashkuara. Të hënën Rama u takua dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres.
Më shumë detaje dha gazetarja Anila Hoxha në një lidhje live nga New York në edicionin e mesnatës në Top Channel.
Top Channel