Një i vdekur, tetë të sëmurë rëndë nga shampanja €500 e kontaminuar me ekstazi në barin gjerman (fotot)

15/02/2022 16:11

Një burrë i vdekur dhe tetë të sëmurur rëndë dje në një bar në Gjermani kishin konsumuar një shishe shampanjë të kontaminuar me drogën e kategorisë së fortë ‘ekstazi’.

Disa prej grupit të miqve kishin nisur të shkumonin nga goja pak pasi kishin pirë pijen e shtrenjtë, e cila ishte përzier me një sasi fatale të drogës MDMA e njohur ndryshe si ekstazi, njoftuan sot autoritetet.

Policia gjermane tha se grupi kishte porositur dhe më pas konsumuar së bashku shishen e shampanjës, megjithse nga marrjet në pyetje nuk mud të konfirmonin të gjithë pijet e konsumuara para incidentit të rëndë të së shtunës.

Incidenti në barin ne Bavari përfshinte njerëz nga 33 deri në 52 vjeç, teksa raportimet e mediave sugjeronin se një përqendrim i madh i drogës ekstazi gjendej në shishe por ende nuk është zbuluar sesi ka përfunduar aty.

Burri që vdiq në Weiden ishte 52 vjeç tha agjencia gjermane Dpa, dhe është emëruar nga mediat si ‘Harald Georg Z’.

Policia tha se për momentin nuk është duke kërkuar për të dyshuar të tjerë.

Grupi porositi shishen e shampanjës pasi kishte mbaruar nje performancë në programin telelviziv të njohjeve të reja ‘Take Me Out’, shkruan britanikja Mail Online, duke shtuar se disa kishin pësuar kriza epileptike dhe shkumë nga goja.

Mediat thonin se shishja tre-litërshe përmbante rreth 1,000 herë dozën ‘normale’ të drogës.

Kur policia erdhi në vendngjarje gjeti njerëz të shtrirë përtokjë në barin La Vita me kriza të frota barku, dhe tetë prej tyre duhet të dërgoheshin në spital.

Prokurori Gerd Schaefer tha se tekstet toksikologjike tregonin sasi të konsiderueshme të drogës.

Ai tha se ende nuk dihet si përfundoi droga në shishen e pijes por shtoi: “Kishte përbërës që normalisht nuk duhet të gjenden në shapmanjë, kishin efekt te rende toksik, helmues”.

Pamjet nga vendngjarja tregonin barin e rrethuaar me shirita të policisë dhe një tendë analizash të ngritur jashtë saj.

FOTO GALERI
1/3
Një burrë i vdekur dhe tetë të sëmurur rëndë dje në një bar në Gjermani kishin konsumuar një shishe shampanjë të kontaminuar me drogën ‘ekstazi’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA