Nafta 199 lekë, 113 janë taksat/ Çmimi i lartë nga indeksimi i akcizës dhe taksat për koncesionet

15/02/2022 19:20

Qeveria duhet të rishikojë taksat që rëndojnë mbi karburantet. I këtij mendimi është eksperti për ekonominë Klodian Muço, sipas të cilit nga kjo barrë e rëndë fiskale duhet të shpërndahet, pasi po mbush arkën e shtetit në kurriz të qytetarëve.

Konsumatorët paguajnë 8 taksa mbi çdo litër naftë, ku 5 prej tyre, ajo e akcizës,TVSH , taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe taksa e rilicensimit mblidhen nga qeveria.

Tarifat e tjera si ajo e markimit e skanimit si dhe e kontrollit të pompave shkojnë për llogari të kompanive private që ofrojnë këto shërbime.

Në total, vlera e taksave arrin në rreth 113 lekë, teksa sot në treg një litër naftë shitet për 199 lekë. Hyrja në fuqi nga janari 2022 i indeksimit të akcizës me inflacionin ka sjellë shtrenjtim të ndjeshëm të karburanteve në vend.

Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë e rritjes së mëtejshme të çmimit tyre në vijim ndikuar nga tensionet Ukrainë-Rusi. Aktualisht në bursa një fuçi naftë tregtohet për 92.6 dollarë për fuçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA