Ish-marinsi dënohet 210 vjet burg për rrahje, përdhunime të fëmijëve në Kamboxhia (fotot)

15/02/2022 17:03

Një ish-kapiten i marinsave të ushtrisë së SHBA është shpallur fajtor për përdhunim të vajzave nën moshë në Kamboxhia dhe është dënuar me 210 vjet në një burg federal pas gjykimit të dytë për akuza të reja.

Micheal Joseph Pepe, 68 vjeç, ka qenë i burgosur për krimet e tij prej vitit 2007 por të hënën u dënua për sulme seksuale dhe drogim të viktimave, disa prej të cilave ishin 9-12 vjece në kohën e abuzimit.

Gjykatësi amerikan Dale S. Fisher i quante dje veprimet e Pepe “monstruoze” e “të tmerrshme”.

Pepe u arrestua fillimisht në Kamboxhia në 2006 dhe u dënua dy vjet më vonë sipas ligjit federal që dënon qytetarët amerikanë që udhëtojnë jashtë vendit për t’u përfshirë në seks me persona të mitur.

Disa nga viktimat ishin sjellë në SHBA për të dëshmuar dhe dhanë versionin e tyre me anë të përkthyesit.

Pepe, i cili jeton në Kaliforni, ka punuar part-time si pedagog në një universitet në Kamboxhia por u arrestua për akuzat në vitin 2006.

Ai është shpallur fajtor prej vitit 2008, por prej një paqartësie teknike ligjore mori dënimin vetëm në 2014.

Pas dënimi të Pepe u zbulua se përkthyesja Ann Luong Spiratos dhe agjenti special i emigracionit Gary J. Phillips, ishin në një marrëdhënie me njëri-tjetrin, shkruan  Los Angeles Times.

Por pas pezullimit, gjykatësi vendosi se marrëdhënia mes dy zyrtarëve nuk kishte influencuar në gjymin e drejtë të çështjes.

Gjatë gjyqit të dytë shtatë ditor, tetë viktima dëshmuan përsëri duke treguar sesi Pepe i kishte droguar e përdhunuar në apartametnin e tij në Phnom Penh kur ishin nën moshë.

Prokurori Fisher tha se “nuk ka asnjë justifikim që Pepe të lirohet ndonjëherë nga burgu.”

FOTO GALERI
1/3
Micheal Joseph Pepe, 68 vjeç, ka qenë i burgosur për krimet e tij prej vitit 2007 por të hënën u dënua për sulme te reja seksuale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA