COVID-19, amerikanët këshillohen të mos udhëtojnë për në Korenë e Jugut dhe vende të tjera

15/02/2022 09:03

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këshilluan të hënën kundër udhëtimit në gjashtë vende dhe territore, përfshirë Korenë e Jugut, Azerbajxhanin dhe Bjellorusinë për shkak të përhapjes së gjerë të COVID-19.

CDC-ja gjithashtu shtoi Komoret, Polinezinë Franceze dhe Saint Pierre & Miquelon në kategorinë e rrezikut “Niveli i Katërt: Shumë i Lartë”.

Departamenti amerikan i Shtetit ngriti gjithashtu të hënën nivelin e rrezikshmërisë për udhëtimet për në Korenë e Jugut, Indonezinë dhe Azerbajxhanin në “Nivelin 4: Mos udhëtoni”.

Në total, CDC-ja rendit rreth 140 vende dhe territore në nivelin më të lartë të paralajmërimit, përfshirë Kanadanë, të gjithë Evropën dhe pothuajse të gjithë Amerikën Latine, me nivele në rënie por ende shumë të larta të COVID-it, për shkak të variantit Omicron.

CDC-ja radhit 50 vende ose territore në “Nivelin Tre: i Lartë”, dhe këshillon kundër udhëtimeve jo thelbësore nga amerikanët e pavaksinuar. Vetëm 11 destinacione – përfshirë Kinën, Zelandën e Re, Pakistanin, Tajvanin dhe Hong Kongun – janë renditur në “Nivelin 1: I ulët” ose “Niveli 2: I moderuar”.

CDC-ja liston rreth 40 destinacione të tjera si të panjohura dhe këshillon të mos udhëtohet atje nëse nuk jeni të vaksinuar.

Disa zyrtarë të industrisë kanë thënë se ata besojnë se rekomandimet e udhëtimit të CDC-së janë një faktor në rënien e kërkesës për udhëtime ajrore ndërkombëtare.

Në fillim të këtij muaji, linjat kryesore ajrore, grupet e biznesit dhe të industrisë së udhëtimit i kërkuan Shtëpisë së Bardhë t’i japë fund detyrimit të testimit para nisjes për COVID-19 për pasagjerët ndërkombëtarë të vaksinuar që udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara./VOA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA