Autori tjetër i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Lalm të vjetër ka mbërritur në gjykatën e Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur më 27 prill 2020 ku mbetën të vrarë Preng Simoni dhe Kol Murrani.
Autori u arrestua pak ditë më parë nga një operacion nga policia e Lezhës në bashkëpunim me forcat speciale Renea.
Mbi autorin rëndojnë dy akuza armëmbajtje pa leje dhe vrasje në bashkëpunim.
Edmond Perdoda, i cili shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave bashkë me vëllanë pas një konflikti pronësie u arrestua nga policia të premten në “Lalm të Ri” të Lezhës.
39-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Në banesë, ku ai qëndronte janë sekuestruar një kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi baruti.
Ai është dënuar edhe më parë në Greqi për vrasje dhe në Shqipëri për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë lëshoi urdhër ndalimi ndaj tij, pasi në bashkëpunim me vëllanë e tij Aleksandër Perdoda vranë me armë zjarri shtetasit Kol Murranin dhe Preng Simoni në vitin 2020, pas një konflikti për pronat.
Vëllai u arrestua pak ditë pas vrasjes, ndërsa Edmond Perdoda arriti t’ia mbathte.
Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra. Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë.
Top Channel