Vrasësi lihet në burg/ Lezhë, Edmond Perdoda akuzohet për dy vrasje. Ishte në arrati

14/02/2022 15:17

Pas 3 orësh seancë gjyqësore, gjykata e Lezhës dha masën e sigurisë “burg pa afat” për Edmond Perdodën, të dyshuarin tjetër për vrasjen e ndodhur në prill të vitit 2020, ku mbetën të vrarë Kol Murrani dhe Preng Simoni.

Seanca është ndarë në 3 pjesë ku në seancën e parë, Perdoda u gjykua për veprën penale armëmbajtje pa leje, ndërsa në seancën e dytë u gjykua për veprën penale “vrasje në bashkëpunim”.

Mësohet se në seancën gjyqësore, autori i dyshuar nuk ka dhënë asnjë shpjegim para togave të zeza, ndërsa burime të afërta pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Edmond Perdoda ka pranuar fajësinë e krimit dhe ka ndihmuar policinë e Lezhës në gjetjen e armëve të përdorura në krim.

Kujtojmë se 39-vjeçari ka qenë në arrati prej 2 vitesh dhe arrestimi i tij u bë i mundur disa ditë më parë nga një operacion i policisë së Lezhës në bashkëpunimin me forcat speciale RENEA në banesën e tij në fshatin Lalm ku ju gjet dhe një armë tip kallashnikov dhe disa municione të tjera luftarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA