Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Granitna të Ukrainës pranë kufirit “të nxehtë” me Rusinë, ku janë vrarë dy emigrantë grekë.
Lajmi është bërë publik nga Ministria e Jashtme greke, e cila raporton se përveç dy viktimave kanë mbetur të plagosur rëndë dhe dy shtetas të tjerë grekë.
Autorë të vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të forcave ukrainase, të cilët janë përfshirë në një konflikt për motive banale me emigrantët.
Sipas informacioneve, mësohet se sherri ka nisur për urdhrin e hyrjes në banja në zonë.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme
Shprehim dhimbjen më të thellë për vdekjen e papritur të dy emigrantëve dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve në fshatin Granitna, i cili ndodhet pranë linjës së kontaktit në Ukrainën Lindore.
Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe urimet për shërim të shpejtë të të plagosurve.
Sipas provave që disponojmë, autorë të vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët janë përfshirë për një arsye të parëndësishme me viktimat dhe të plagosurit.
Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, ka kërkuar të flasë me telefon me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, për të theksuar sërish nevojën për të mbrojtur komunitetin grek në Ukrainë.
Top Channel