10 persona janë arrestuar nga policia e Fierit pasi drejtojnë mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 10 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, janë pezulluar 5 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Janë vendosur 1531 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:
– 122 masa për tejkalim shpejtësie;
– 291 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 34 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 156 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 407 masa për parakalime të gabuara;
– 160 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 9 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 352 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Top Channel