Sot, Shën Valentini/ Festa e të dashuruarve në Tiranë
14/02/2022 15:43
Të dua është fjala që thuhet më shumë sot. Lulet janë simboli i Shën Valentinit.
Dashuria është në ajër. E ne do të sjellim historitë e njerëzve të zakonshëm që në thelb të bashkëjetesës kanë dashurinë, devotshmërinë dhe respektin reciprok.
Qytetarë: Kemi 40 vjet të martuar. Kush thotë se martesa është vaj, gënjen. Toleranca dhe mirëkuptimi janë sekreti i jetëgjatësisë. Sot çiftet divorcohen direkt, pa menduar për fëmijët. Ky ka qenë më kryeneçi. Unë kam toleruar, se gruaja është më e brishtë.
Top Channel