Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia mund të pushtojë Ukrainën “në çdo moment”, duke cituar raportet e fundit të inteligjencës nga Londra.
“Informacionet e fundit sugjerojnë se Rusia mund të pushtojë në çdo moment dhe ne i bëjmë thirrje Kremlinit të depërshkallëzojë situatën”, shkroi Liz Truss në Twitter të hënën.
Ndërkohë, presidenti Volodymyr Zelenskyy ka pohuar se Ukraina ende dëshiron të bashkohet me NATO-n, pavarësisht kundërshtimit të Rusisë dhe skepticizmit të disa vendeve perëndimore mbi përpjekjen e Kievit për t’u bërë anëtare e aleancës transatlantike të sigurisë.
Duke folur në Kiev së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Zelenskyy tha se ai besonte se vendi i tij duhet “të ecë në rrugën që kemi zgjedhur” përballë tensioneve spirale me Moskën, e cila ka grumbulluar rreth 100,000 ushtarë dhe armë të avancuara rreth kufijve të Ukrainës.
Deklaratat e tij erdhën pasi Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov këshilloi presidentin Vladimir Putin të vazhdojë bisedimet me Perëndimin për kërkesat e sigurisë së Moskës. Uashingtoni dhe NATO deri më sot kanë refuzuar kërkesat kryesore të Rusisë.
Top Channel