Pasi linja ajrore si holandezja KLM dhe Lufthansa gjermane njoftuan se po mendonim ndalimin e fluturimeve mbi Ukrainë, Kievi alokoi fonde për të garantuar vazhdimësinë e tyre mbi hapësirën e tij ajrore.
Ukraina mblodhi 520 milionë euro në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e fluturimeve atje, pavarësisht frikës së perëndimit për një pushtim të mundshëm rus, deklaroi kryeministri Denys Shmygal.
Këto para, shpjegoi ai, ishin ruajtur për të “siguruar fluturimet në Ukrainë dhe kompanitë ë shqetësuara”.
Linja ajrore holandeze, KLM, ishte e para që vendosi të anulonte fluturimet për në Ukrainë deri në një njoftim tjetër.
Ndjeshmëria holandeze ndaj rrezikut të mundshëm në hapësirën ajrore të Ukrainës është e madhe, pas rrëzimit të një avioni malajzian në vitin 2014 mbi një zonë të Ukrainës lindore të udhëhequr nga rebelët e mbështetur nga Rusia.
Të gjithë 298 personat në bord vdiqën, përfshirë 198 shtetas holandezë.
Linja ajrore ukrainase SkyUp tha dhe ajo të djelën se fluturimi i saj nga Madeira, Portugali në Kiev u devijua në kryeqytetin moldav Kishinwu pasi qiradhënësi irlandez i avionit tha se po ndalonte fluturimet në hapësirën ajrore të Ukrainës.
Top Channel