Elbasan/ U rrëzua nga skela teksa po punonte, 50-vjeçari përfundon në spital në gjendje të rëndë
14/02/2022 15:46
Një 50-vjeçar i identifikuar si Y.Ç., banues në Elbasan, është rrëzuar nga skela teksa po punonte në një objekt.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, dhe për pasojë 50-vjeçari është dëmtuar.
Pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel