Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit dhe 2 të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Ll ., 33 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.
Ndër dy të tjerë, të identifikuar si K. K., 56 vjeç, banues në Cerrik dhe F. LL., 26 vjeç, banues në Librazhd, akuzohen për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kapen duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Nga ana tjetër, specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht shtetasit:
K.M., banues në Elbasan, dhe E. M., banues në fshatin Gjergjan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatuan duke kryenin punime ndërtimi, pa lejet përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel