Do jetë katastrofë- apeli i Papës: “Shmangni me çdo kusht luftën, është çmenduri”!

13/02/2022 15:13

Kaq shqetësuese po bëhet situata në Ukrainë, sa për shmangien e një konflikti atje, është vënë në lëvizje dhe Papa Francesk. Kreu i Kishës Katolike u shpreh se “lajme mjaft shqetësuese po mbërrijnë nga Ukraina.

“Duhet bërë çdo përpjekje e mundshme për paqen, lufta duhet shmangur medoemos”, ishte ndërhyrja që bëri Ati i Shenjtë pas Angelusit të së djelës.

Një luftë në portat e Europës duhet shmangur patjetër. Vazhdojmë t`i lutemi Zotit të paqes që tensionet dhe kërcënimet e konfliktit të kapërcehen përmes dialogut. Të mos e harrojmë se lufta është një çmenduri! Është çmenduri të shkatërrohen shtëpi, ura, fabrika, spitale, të vriten njerëz e të zhduken burime të vyera, kur mund të ndërtohen marrëdhënie njerëzore dhe ekonomike.

Lufta, pat thënë dikur Papa, shkatërron mbi të gjitha krijimin më të bukur të Zotit: qenien njerëzore. Si është e mundur, , që sot, pas dështimit të një lufte të dytë botërore, flitet për një tjetër, shprehej ai.

Kjo ndodh sepse edhe sot ka interesa, plane gjeopolitike, makutëri për paranë dhe pushtimin, sepse ende kemi industrinë e armëve. Dhe ata që planifikojnë terrorin, shtoi ai, që organizojnë përplasjet, në zemrën e tyre kanë të shkruar: “Po mua, c`me hyn në punë”?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA