Disa të vrarë në kufirin e Kolumbisë/ Dyshohet se janë viktima të trafikut

13/02/2022 01:57

Trupa njerëzish të vrarë nga motoçiklistë të armatosur u gjetën sot në një automjet të braktisur në kufirin Kolombia-Venezuela.

“Ne besojmë se këta katër njerëz po përpiqeshin të kalonin në anën kolumbiane të kufirit”, tha në vendngjarje gjenerali i ushtrisë së Venezuelës Jorge Mora. Ditët e fundit 8 civilë janë vrarë nga bandat e armatosura në rajonin dikur të qetë jugperëndimor të Venezuelës, në kufi me Kolumbinë, tha ministri i mbrojtjes.

Vladimir Padrino shtoi se gjithashtu nëntë “terroristë” janë vrarë dhe 56 kapur nga ushtria në rajonin Apure, “pa asnjë humbje nga jetët e ushtarëve. Zyrtari denonconte gjithashtu përdorimin e minave nga grupet e armatosura dhe shtoi se qeveria është e angazhuar në luftën ndaj “bandave kolumbiane të trafikut”.

Rebelët e majtë kolumbianë janë raportuar të kalojnë lirisht mes kufirit 2,000-kilometra të gjatë mes dy vendeve për operacione trafiku. Kolumbia akuzon presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro se ka strehuar disidentët revolucionarë kolumbianë FARC apo militantë të tjerë.

Disa grupe trafikantësh luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikut përmes Kolumbisë ndërsa shpesh dy vendet fqinje rivale politike, akuzojnë njëra tjetrën se neglizhojnë krimin e organizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA