Çadrat me vete! Metereologët parashikojnë mot romantik dhe më pak reshje shiu
13/02/2022 14:11
Mimozat që lajmërojnë ardhjen e pranverës, kanë çelur nëpër gjithë qytetin.
Java nis me Ditën e të Dashuruarve, Shën Valentinin. E metereologët parashikojnë një mot romantik, të ngrohtë dhe më pak reshje shiu.
Lajda Porja, Meteoalb: E hëna nis me kthjellime dhe shira herë pas here. Çadra duhet me vete, megjithëse intervalet pa shi janë të gjata. Reshje të pakta bore do të ketë në zonat e thella malore.
Temperaturat gjatë javës që vjen do të shkojnë deri në 17 gradë celcius, duke e bërë javën, të duket një pranverë e parakohshme.
Top Channel