27/12 23:00
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq sot do të qëndrojë në Prishtinë.
Kuvendi i Kosovës nëpërmjet një njoftimi drejtuar mediave ka bërë të ditur se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, do të takohet me ish-presidentin e Kroacisë.
Takimi do të zhvillohet në kabinetin e kryetarit të Kuvendit në ora 11:00.
Mesiq shërbeu si president i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010. Gjithashtu, ishte një nga figurat më të zëshme në Ballkan pro pavarësisë së Kosovës.
Njoftimi i Kuvendit:
Agjenda e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për ditën e shtunë, 12 shkurt 2022
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq.
Top Channel