Franca këshillon qytetarët: Mos udhëtoni në Ukrainë

12/02/2022 22:07

Franca i ka këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Ukrainë, ndërsa konflikti me Rusinë po përshkallëzohet.

“Në kontekstin e tensioneve të krijuara nga përqendrimi i trupave ruse në kufijtë e Ukrainës, rekomandohet që të jemi tepër vigjilentë”, tha ministria.

 “Këshillohet që të shtyhen të gjitha udhëtimet në Ukrainë”, tha ministria, duke shtuar se këto rekomandime do të vazhdojnë të përditësohen sipas informacioneve.

Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu foli me presidentin rus Vladimir Putin të shtunën.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA