Skandali i vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit në Kosovë/ Pranon fajin zyrtari i Ministrisë së Financave

11/02/2022 14:00

Labinot Gruda, zyrtar i Ministrisë së Financave ka pranuar fajësinë për skandalin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Ai ka pranuar të gjitha pikat për të cilat akuzohet në seancën e së premtes pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Trupi gjykues nuk do të marrë vendim deri në deklarimin e të akuzuarit tjetër Kadri Shala.

Gruda akuzohet për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare me ndihmë nga Shala i cili si pronar i kompanisë LDA grup SHPK paratë e marra nga thesari i shtetit ti shpërndajë nëpër kompani të tjera.

Vjedhja e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit u bë në tetor të vitit 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA