27/12 07:29
Të paktën 4 persona e kanë humbur jetën sot ndërsa katër të tjerë u plagosën nga shpërthimi në një fabrikë petrokimike në Korenë e Jugut.
Shpërthimi ndodhi në qytetin jugor Yeosu, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.
Të plagosurit janë dërguar në një spital lokal, thuhet më tej.
Shpërthimi besohet të ketë ndodhur për shkak të testimit të sistemit të ngrohjes së fabrikës, por autoritetet po përpiqen të zbulojnë shkakun e saktë të shpërthimit.
Top Channel