Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ishte bashkë me nxënësit, mësuesit dhe prindërit e gjimnazit “Dom Nikoll Kacorri” në Durrës.
Gjatë takimit ajo tha se shumë shpejt shkolla do të ketë terrenin sportiv i cili do të shfrytëzohet jo vetëm nga nxënësit por edhe nga të rinjtë e zonës.
“Së bashku me nxënësit, mësuesit dhe prindërit e gjimnazit “Dom Nikoll Kacorri” në Njësinë Administrative Nr.6.
Shumë shpejt shkolla do të ketë terrenin sportiv i cili do të shfrytëzohet jo vetëm nga nxënësit por edhe nga të rinjtë e zonës.
Në këtë takim diskutuam edhe për shërbimet që Bashkia e Durrësit ofron për të rinjtë dhe komunitetin.
U angazhuam për aktivizimin e këtyre nxënësve në të gjitha iniciativat rinore që do të zhvillohen gjatë gjithë vitit duke i dhënë mundësinë të përfshihen edhe në ekipin e këshillit rinor, një nisëm e konkretizuar së fundmi”, shkruan Sako.
Top Channel