Qytetarë durrsakë të lagjeve të ndryshme po përballen me mungesën e ujit për përdorim vetjak që prej pasdites së djeshme.

Në ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve bëjnë të ditur se problemet në furnizimin me orar të popullatës janë si pasojë e remonteve që po bën  OSHEE në stacionet e Fushë Kuqes dhe Milotit.

Mungesa e një njoftimi paraprak për ndërprerjen e furnizimit i ka lënë shumë qytetarë pa ujë, pasi nuk kanë pasur asnjë mundësi të marrin masa për të përballuar këtë emergjencë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA