Me rreth 17 mijë euro në Morinë, vihet nën hetim 42-vjeçari banues në Maqedoninë e Veriut

11/02/2022 13:42

Një 42-vjeçar banues në Maqedoninë e Veriut u vu nën hetim, pasi tentoi të kalonte kufirin me 16.950 euro me vete.

Ndërsa po udhëtonte me makinën tip “Benz” A. S. tentoi të hynte në territorin shqiptar me paratë e padeklaruara.

Ai u vu  nën hetim për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”, ndërsa materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Morinë, Kukës

Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, bazuar në analizën e riskut, goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 16.950 euro.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe kontrolleve me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz” , me drejtues shtetasin A. S., 42 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 16.950 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., 42 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA