Ilaçet popullore të pandemisë/ Më shumë kërkohet propolis dhe bimët qetësuese
11/02/2022 15:35
Covid 19, Omicroni, virozat e stinës, si dhe stresi kanë bërë që njerëzit, veçanërisht këto dy vjet, t’u drejtohen jo vetëm farmacive , por edhe mjekësisë alternative.
Unë kam ardhur nga Dibra. Kam probleme me reumatizmën. Kam provuar ilaçet, po shikoj edhe njëherë mjekësinë medicinale, se në fubd të fundit dëm nuk bëjnë.
Kërkesa këtë periudhë ka për forcimin e sistemit imunitar. Ka aq shumë kërkesa për Propolis, sa mezi po i përballojmë. Kërkesat për kura për reumatizmën dhe gurët në veshka janë gati të përditshme.
Kërkesa shumë ka për kura për qetësim nervash dhe stresi, që ka bashkëshoqëruar shumë njerëz gjatë pandemisë.
Top Channel