Gjirokastër/ Mori paratë në sportelin që ndahen pensionet, arrestohet në kohë rekord grabitësi i postës

11/02/2022 14:29

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi këtë të premte nën kërcënimin e armës arriti të marrë një shumë parash, duke grabitur filialin e Postës së Gjirokastrës. Në prangat e policisë ra shtetasi Ilir Mata, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Në njoftimin për mediat, policia thotë se rreth orës 12:52, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit, ka arritur të marrë një shumë parash, në filialin e Postës Shqiptare në lagjen “Varrosh”, Gjirokastër dhe është larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e kësaj lagjeje.

Më t’u lajmëruar në lidhje me ngjarjen, policia ka rrethuar zonën dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Falë kontrollit të imtësishëm të zonës, shërbimet e Policisë bënë të mundur që pas disa minutash të lokalizonin dhe të arrestonin autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin I. M., 29 vjeç, banues në Vlorë, si dhe të sekuestronin armën e zjarrit, shumën e parave të vjedhura, kapuçin dhe një palë doreza”, citohet nga njoftimi.

Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi municioni luftarak.

Ai u shoqërua në mjediset e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA