Patenta shqiptare tashmë do të njihet edhe në Gjermani.

Këtë lajm e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një videoje në rrjete sociale, Këshilli Federal  gjatë seancës plenare votoi pro njohjes.

“Më në fund, pas ratifikimit në parlamentet e landeve, Bundesrati gjerman votoi para pak minutash njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.
Kjo njohje, e cila deri para disa vitesh as që mund të mendohej, certifikon de facto transformimin rrënjësor të autoritetit shqiptar të transportit, nga një rrumpallë totale në një sistem standartesh europiane, të konfirmuara prej misioneve të rrepta të inspektimit të qeverisë gjermane.
Kjo është një përgjigje edhe për disa që kur komentojnë postimet mbi transformimet e godinave të DPSHTRR nëpër Shqipëri, shkruajnë se ne merremi vetëm me fasada”, shkruan Rama.

Çështja e njohjes së patentave për emigrantët rezidentë në Gjermani kishte shkuar deri në tryezën e ish-kancelares Angela Merkel.

Thuajse në çdo të takim me krerët e vendeve përkatëse flitej për patentat. Diplomatët në Berlin thonë se ishte pikërisht angazhimi personal ish-kancelares që e përshpejtoi procesin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA