Frika e Macron në Moskë: Rusët deshën t`i vidhnin ADN-në!

11/02/2022 14:07

Pamjet e takimit të Emmanuel Macron me Vladimir Putin në Moskë bënë xhiron e botës, dhe kjo jo vetëm për rëndësinë diplomatike të tij. Shumëkush u habit nga tryeza e gjatë në të cilën ishin ulur dy liderët, dhe distance e madhe që ajo krijonte mes tyre.

Dy burime pranë presidentit francez dhanë një shpjegim për Reuters lidhur me uljen e udhëheqësve në skaje të kundërta te tavolinës 4 metra të gjatë, çka u intepretuar si përpjekje e Putinit për ti përcjellë ndërkombëtarëve një mesazh.

Burimet në fjalë thonë se Macron refuzoi kërkesën e Kremlinit që të bënte një test rus për COVID-19 dhe me një arsye të fortë sipas tyre. “Ne e dinim shumë mirë që kjo do të thoshte mos shtrëngim duarsh dhe atë tryezë të gjatë. Por nuk mund të pranonim që ata të ‘vidhnin’ ADN-në e presidentit”, thanë dy zyrtarët për agjensinë e njohur të lajmeve.

Ata shpjeguan se Macronit i ishte dhënë një zgjedhje: ose të pranonte një test PCR të bërë nga autoritetet ruse, ose në të kundërt, të respektonte një distancim të rreptë social. Zëdhënësi i Kremlinit nuk iu përgjigj një mesazhi nga Reuters që i kërkonte koment. Burimet shtuan se Macron bëri një test PCR francez përpara nisjes dhe një test antigjeni të realizuar nga mjeku i tij një herë në Rusi.

Të enjten, tre ditë pasi Macron dhe Putin patën takimin e tyre në distancë, lideri rus priti presidentin kazak Kassym-Jomart Tokayev. Të dy burrat shtrënguan duart dhe u ulën afër njëri-tjetrit, të ndarë vetëm nga një tavolinë e vogël kafeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA