E rrallë në Egjipt: Zbulohen 18.000 shënime të lashta – Lista ushqimesh e detyra shtëpie

11/02/2022 13:34

Arkeologët bëjnë zbulime të reja dhe të pabesueshme gjatë gjithë kohës, por gjetja e tyre e fundit ishte vërtet e veçantë, pasi na jep një pasqyrë të jetës së përditshme të egjiptianëve të lashtë, duke nisur që nga listat e tyre të blerjeve deri tek lloji i detyrave të shkollës që bënin.

Sipas një raporti të revistës Smithsonian, duke gërmuar qytetin e Athribis, një vendbanim i lashtë në Egjiptin e poshtëm, shkencëtarët zbuluan më shumë se 18,000 copa qeramike e te lyera.Pjesët e bojatisura të qeramikës njihen si “ostraca”, një alternativë kjo më e përballueshme sesa papirusi. Në mesin e tyre kishte fatura, lista ushqimesh, regjistër tregjesh, dhe detyra për nxënësit sesi të shkruajnë dhe të vizatojnë.

Një numër i madh i fragmenteve duket se e kanë origjinën nga një shkollë e lashtë.

Në fakt, më shumë se njëqind prej ostracave janë të mbuluara me ushtrime të përsëritura me shkrim, që mendohet të jetë një formë ndëshkimi për nxënësit që silleshin keq. “Ka numra, ushtrime aritmetike, ushtrime gramatikore dhe një ‘alfabet zogjsh’—secilës shkronjë i është caktuar një zog emri i të cilit fillonte me atë shkronjë,” thotë Christian Leitz, profesor në Universitetin e Tübingen në Gjermani i cili ka drejtuar gërmimet së bashku me punonjës të Ministrisë së Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit.

Pothuajse 80% e këtyre fragmenteve prej qeramike janë në demotik, një shkrim administrativ i përdorur gjatë sundimit të të atit të babait të Kleopatrës, Ptolemeut. Greqishtja është shkrimi i dytë më i zakonshëm, por hieroglifët, arabishtja dhe gjuha kopte shfaqen gjithashtu, duke nxjerrë edhe një herë në pah historinë e fuqishme multikulturore të kohës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA