Biden-amerikanëve: Ikni menjëherë nga Ukraina, rusët po e rrethojnë nga tre fronte!

11/02/2022 11:34

Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Ukrainë të largohen menjëherë prej andej. “Gjërat në rajon mund të precipitojnë shumë shpejt”, paralajmëroi shefi i Shtëpisë së Bardhë

Kremlini e ka bërë të qartë se dëshiron ti testojë vijat e kuqe, për tu siguruar që fqinji i vet ish sovjetik të mos i bashkohet NATO-s. Bideni tha se nuk do të dërgojë trupat për të shpëtuar amerikanët, nëse Moska pushton Ukrainën.

Biden:Qytetarët amerikanë duhet të largohen tani. Kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha në botë. Nuk dërgojmë dot njerëz për ta. Do të ishte luftë botërore nëse amerikanët dhe Rusia fillojnë të hapin zjarr ndaj njëri-tjetrit. Jemi në një botë më të ndryshme nga ç’kemi parë ndonjëherë më parë.

dhe kjo frikë sa vjen e rritet. Imazhet e reja satelitore duket se tregojnë rritje të vendosjes ushtarake ruse në tre fronte rreth Ukrainës. Pamjet e shpërndara nga kompania e teknologjisë me qendër në Kolorado, Maxar, dëshmojnë se trupat dhe pajisjet e Moskës janë pozicionuar në frontet e Krimesë, Bjellorusisë dhe Rusisë perëndimore.

Tashmë, numri i forcavë të dislokuara në kufi më Ukrainën është rritur në 130 mijë. Maxar raporton se një numër i madh trupash kanë mbërritur në zonën e trajnimit në Kurs, 120 km nga kufiri. Më shumë se 550 tenda, trupa e qindra automjete ndodhen në aeroportin e Oktyabrskoye, qyteti i dytë më i madh në gadishullin e Krimesë.

Në zona të tjera në Krime ka pasur shtim te dislokimeve të artilerisë dhe aktivitetit stërvitor, ndërsa janë vënë re lëvizje dhe në Slavne. Automjete ushtarake dhe helikopterë presin në një fushë ajrore pranë Gomelit në Bjellorusi, vetëm 24 km larg Ukrainës. Trupa janë vendosur gjithashtu pranë Rechitsas në Bjellorusi, rreth 45 km nga kufiri, shkruan Military Times.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA