Prokuroria këtë të enjte ka shpallur pretencën për Klajdi Shundin, i cili mëngjesin e 1 janarit, goditi për vdekje me thikë kunatin e tij, me të cilin po festonte ndërrimin e viteve.

Burime për gazetaren Anila Hoxha, thanë se organi i akuzës ka kërkuar 30 vjet burg për 32-vjeçarin.

Inaugurimi i shtëpisë së re të 31-vjeçarit Klajdi Shundi dhe festimi i ndërrimit të viteve me motrën e tij, kunatin dhe dy mbesat u kthye në tragjedi mëngjesin e 1 janarit 2021, te zona e “5 majit” në Tiranë.

Mësohet se gjatë festimeve ka nisur një debat mes kunatit dhe motrës, Klajdi ka ndërhyrë, duke iu kërkuar të mos zihen në shtëpinë e tij, pasi janë mbledhur për festë.

Gjithçka ka shkuar mirë deri rreth orës 03:00 të mëngjesit ku para ngjarjes të gjithë kanë bërë një foto së bashku për kujtim. Ky kujtim i bukur do të përmbysej në pak sekonda më pas, duke u kthyer në tragjedi.

Kur Lavdi Zvezhda do largohej me gruan e dy vajzat ai është konfliktuar sërish me të shoqen, Silvën.

Mbesa e madhe ka telefonuar dajën, Klajdin duke i thënë “daja mami e babi po zihen, eja të lutem“.

Kur Klajdi Shundi ka dalë tek shkallët e pallatit ka pasur në dorë një thikë dhe ka parë kunatin duke u zënë me të motrën.

Kaq ka mjaftuar dhe ai ka goditur Lavdi Zvezhdën me thikë e për pasojë i ka shkaktuar plagosje të rëndë.

Zvezhda është dërguar në spital, por pa mundur t’i mbijetojë plagëve e për pasojë ka ndërruar jetë.

Shundi kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia dhe në Shqipëri po riniste jetën, duke marrë edhe një apartament ku festoi para tragjedisë me motrën, kunatin dhe dy mbesat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA