Shtyrja e mandatit të Vetting-ut/ Abilekaj: Lulzim Basha dorëzoi forcën e opozitarëve te Edi Rama

10/02/2022 22:26

Gazetari Enton Abilekaj tha se sot në seancën parlamentare, Lulzim Basha shiti opozitën tek Edi Rama.

Bashkimi i votave me PS për shtyrjen e mandatit të Vetting-ut, ishte një gabim i madh nga ana e PD-së sipas Abilekajt.

Në panelin e të ftuarve në Open mbrëmjen e sotme, analisti tha se Basha dorëzoi 48 deputetë te Rama.

“Lulzim Basha dorëzoi forcën e opozitarëve te Edi Rama. Dorëzoi 48 deputetë sot te Rama. Kërkohet një reformë e re, që nuk e bën Edi Rama. Nëse mendon se Rama që bëri diktaturën të bëjë dhe demokracinë, kjo nuk shkon. Këtë bëri Basha sot. Anëtari i OMN-së dha dorëheqjen se e kërcënuan me video, a e dini ju?,” tha Abilekaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA