Britania me masa të ashpra në rast të pushtimit të Ukrainës

10/02/2022 21:09

Britania ka publikuar një sërë ligjesh të reja, që zgjerojnë listën e sanksioneve të mundshme ndaj Rusisë, nëse Kremlini vendos që ta pushtojë Ukrainën.

Ky njoftim vjen teksa aleatët perëndimorë po ndërmarrin veprime duke e paralajmëruar Moskën me pasojat që mund të përballet nëse lëvizë drejt Kievit.

Britania tha se legjislacioni i prezantuar do të lejojë vendosjen e ndalesave të ashpra për personat e lidhur me Kremlinin dhe atyre të përfshirë në destabilizimin e Ukrainës.

Legjislacioni i ri përfshin edhe fuqinë e sanksionimit të individëve që janë ose kanë qenë të përfshirë në “destabilizimin e Ukrainës ose minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”.

Po ashtu, subjekt të sanksioneve do të jenë ata “që kanë përfituar ose kanë mbështetur Qeverinë e Rusinë” në rast se ndodh ndonjë pushtim.

Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa në afërsi të Ukrainës, duke rritur shqetësimet se Moska po përgatit një pushtim të ri të shtetit fqinj.

Rusia mohon se ka plane për ta pushtuar Ukrainën.

Më 10 shkurt, kryeministri britanik, Boris Johnson tha se grumbullimi ushtarak rus pranë Ukrainës ka nxitur krizë më serioze të sigurisë në Evropë në dekada./REL/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA