I prangosur dhe nën masa të shtuara policie ka mbërritur në Gjykatën e Rrethit Fier 56-vjeçari Petrit Mamaj, i arrestuar për vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij.

Autori i krimit, pritet të përballet me togat e zeza, ku drejtues i kësaj seance është prokurori Çlirim Sino dhe gjyqtar Elanda Agaj.

Mamaj fillimisht e raportoi rastin në polici si vetëvrasje për shkak të depresionit, por pasi policia shkoi në vendin e ngjarjes zbuloi se e vërteta ishte krejt ndryshe.

56-vjeçari, për motive të dobëta, ka goditur me thikë gruan e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në kohën kur Mamaj është vënë para hetuesve, të cilët i kanë renditur provat, Petrit Mamaj është dorëzuar para faktit, duke pranuar krimin.

Mësohet se autori i këtij krimi ka inskenuar ngjarjen, duke bërë të dukej sikur është njoftuar nga i vëllai për gruan e pajetë në shtëpi.

Policia sekuestroi në vendngjarje thikën që dyshohet se ka përdorur autori për të kryer vrasjen.

Petrit dhe Valdete Manaj ishin prindër të dy djemve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA