Tani do të kalojmë në një problem tjetër të keqpërdorimit të gjuhës shqipe. do të kalojmë nga gjuha e folur në gjuhën e shkruar. Do të shohim se sa zbatohet drejtëshkrimi i shqipes.
Edhe në këtë drejtim problemet janë madhore. Sot kemi vendime të gjykatave që shkruhen në një gjuhë rruge dhe nuk respektojnë standartin e shqipes. Sot përdorimi i kompjuterit ka hequr nga qarkullimi shkornjën “ë” dhe shkronjën “ç”. Emrat e institucioneve shkruhen gabim. Le të marrim disa shembuj të të shkruarit gabim të gjuhës shqipe.
Ne vizituam disa institucione shtetërore për të parë emërtimet e tyre në hyrje të godinave. Shumica prej tyre janë të shkruara pa e respektuar standrtin e drejtëshkrimit. Gabimi më i zakonshëm është mungesa e shkronjës “ë”. Vini re emrat e institucionevem ose fjalët Republika e Shqipërisë. Me këtë gabim ishin tabelat e Rektoratit të Universiteit të Tiranës, Garda e Republikës, Gjykata e Lartë, Fakulteti i Inxhinierisë Lelektrike dhe fakulteti i teknologjisë së informacionit, Dhoma e tregtisë dhe industrisë Tiranë. Edhe në shumë institucionë të tjera shëndetësore e kulturore emërtimet shkruhen pa shkronjën “ë”. Surprizë për ne ishte mungesa e shkronjës “ë” në hyrje të fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.
Pra aty ku studiohet gjuha shqipe. Kjo tregon qartë se institucionet shqiptare nuk e kanë mendjen tek respektimi i gjuhës Shqipe. Tani shikoni si contrast një kompani Italiane që operon në Tiranë. EKOTIRANA është kompania Italo-Shqiptare që menaxhon mbetejet e kryeqytetit. Në cdo kazan drejtëshkrimi I gjuhës Shipe është shumë I saktë. Shkronja “ë” vendosur edhe atje ku gërmat janë kapitale. Të bën cudi që një kompani Italiane respekton gjuhën shqipe edhe tek kazanat e plehrave, ndërsa shqiptarët nuk e respektojnë as në hyrje të universiteteve.
Kur bëhet fjalë për dokumentat zyrtare drejtëshkrimi I shqipes lë akoma më shumë për të dëshiruar. Shikoni këtë vendim të Gjykatës së Lartë! Në 13 faqet e tij nuk gjendet asgjëkundi shkonra “ë”. Ndërkohë ka edhe fjalë të tjera që janë shkruajtur gabim. Psh ëshët shkruajtur gjithshka në vend të gjithcka. Në këtë rast ky nuk është thejshtë gabim estetik. Në këtë rast luhet me drejtësinë. Një shkronjë e vetme, një term i vetëm mund të dënojë, apo të shfajësojë një njeri.
“Demi dhe dëmi nuk janë e njëjta gjë. Ka Ali Cami, po ka edhe Ali Çami” u shpreh Emil Lafe, gjuhëtar. Profesori I nderuar, na tregon edhe një histori personale kur me kolegët e tij, regjistruan në gjykatë shoqatën e gjuhësisë. “Hapëm, shoqatën e gjuhës shqipe dhe e regjistruam në gjykatë. Kur morëm vendimin ishte plot me gabime. Ne nuk e pranuam se ishte turp për ne. Patëm debat me gjykatësin se na thoshte qenkeni shumë tekanjozë” u shpreh Emil Lafe, gjuhëtar.
Gjuha e saktë është thelbësore fushën juridike. Një vendim i drejtë gjykate, por i shkruar gabim mund të kishte pasoja të rënda për palët kundërshtare.
“Qytetari nga Pogradeci vjen tek katedra e gjuhësisë dhe kërkon shpjegimin e një fjale, me atë fitoi gjyqin sepse gjykatësit e interpretonin gabim një lidhëz”u shpreh Rami Memushaj, gjuhëtar. “Gjuha ka edhe vlerë juridike se përndryshe fjalët mund të interpretohen si të duam. Në vendet e tjera fjalori akademik konsiderohet autoritet sepse aty përcaktohet nëse kjo fjalë do merret me këtë kuptim apo me atë kuptim” u shpreh Xhevat Lloshi, gjuhëtar. Në këtë document rregullore të brendëshme të miratuar nga gjykata administrative e Gjirokastrës gjysma e kokës së dokumentit është më shkronjën “ë” ndërsa gjysmat e fjalëve janë pa këtë shkronjë.
Një doklument tjetër vjen nga Bashkia e Fierit. Është një vendim i prillit 2019 për ndarjen e territorit brenda qytetit. Në të gjitha rastet fjala lagja shkruhet gabim, pasi mungon shkonja “J”. Skandali më i madh është që në fund të dokumentit, ku fjalët Kryetari i Këshillit të Bashkisë shkruhen me shkronjën “Ë”. Kjo shkronjë nuk ekziston në alfabetin shqiptar. Përvec kësaj termi i saktë nuk është këshilli i bashkisë, por këshilli bashkiak.
Tani kalojmë tek një vendim tjetër i gjykatës së shkallës së parë Tiranë. Vendimi është I vitit 2016. Në disa paragrafë të këtij dokumenti përdoret shkronja “ë” në disa të tjerë nuk përdoret. Fjala gjyqsor, herë shkruhet gjyqësor dhe herë gjyqsor. Në fakt variant I saktë është ai pa shkronjën “ë”. Më poshtë lexojmë fjalët “objekt gjykimi”. Sic e shikoni fjala objekt ëshët shkruajtur në anglisht dhe jo në shqip, pasi është shkruajt me “c” dhe jo me “k”.
Një paragrapF më poshtë përdoren fjalët “në favor të fëmijës të mitur”. Në fakt duhet të ishte “në favor të fëmijës SË mitur”. Në të njëjtin vendim gjykta e tiranës e shkruan disa herë fjalën çështje me c dhe jo me “ç”. Gjithashtu pa shkonrën “ë”. Ajo lexohet ceshtje. Ndërkohë fjalën çmon e shkruan cmon. Më poshtë fjalën njëri-tjetrin e shkruan pa vizë në mes. Më pas lexojmë një fjali pa kuptim: “paditësja është shumë të lidhur me fëmijën”. Në fakt duhej thënë se ajo është shume E, lidhur me fëmijën. Në të njëjtin paragraph mungon një lidhës. Aty shkruhet “ e ka marrë forcë fëmijën”. Duhej të ishte e ka marrë me forcë fëmijën. Pra këtu kemi një shembull se si një vendim gjykatë shkruhet shkel e shko. Është nëj turp për administratën tonë.
Top Channel