Studiuesit mendojnë se jo të gjitha fjalët e huaja që kanë hyrë në dekadat e fundit duhet eleminuar. Ka me qindra mijëra fjalë që në fakt jënë të nevojshme dhe ato duhen përshtatur. Për këtë kërkohet një fjalor i ri. Fjalori i fundit që ka nxjerrë institute i gjuhësisë dhe letërsiëë është i vitit 2006.
“Në fjalor 2006 , 48 mije fjalë dhe 5 mijë njësi frazologjike. Kur shqipja nuk ka kaq fjalë. ai është fjalor i tipit të mesëm” u shpreh Valter Memishaj, Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë.
Ky fjalor nuk I përigjet sot nevojës që ka gjuha shqipe. Hartimi i një fjalori të ri është një nevojë urgjente. Fjalët që kemi huazuar nga gjuhët e reja duhen studiuar, duhen përshatur me normat e shqipes dhe duhen hedhur në përdorim.
“Biznesmenët thonë ne kemi shoë roomet tona. mirëpo lind problemi se si do ta shkruajmë këtë fjalë në shqip. Këtu drejtoj gishtin nga gjuhëtarët që nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur përpunimit të këtyre fjalëve në anglisht. Na takon ne të japim zgjidhje shkencore”u shpreh Xhevat Lloshi, Drejtor i Institutit të Gjuhësisë.
Drejtori I institutit të gjuhësisë dhe letërisë na jep një shifër të përafërt se sa janë fjalët që ka gjuha shqipe sot me pasurimin që ndodh vit pas viti. “Me mendimin se po pasurohet vazhdimisht, shqipja mund të ketë sot 400 – 500 mijë fjalë” u shpreh Valter Memishaj, gjuhëtar.
Pra nga 500 mijë fjalë, ne kemi të vendosura në fjalori ne vitit 2006 vetëm 48 mijë. Pjesa tjetër janë lëën në përodim të lirë e të pastudiuar. “Gjuha do përkujdesje. Si një kopësht që po nuk pati një lulishtar të mire, aty mbijnë lloj- lloj barërash të këqija”u shpreh Emil Lafe, gjuhëtar
“Mungon një vëmendje institucionale, e organizuar, për problemet e sotme. Ky është rreziku i vërtetë i gjuhës shqipe, jo rreziku nga jashtë” u shpreh Xhevat Lloshi, gjuhëtar.
Top Channel